Flash News

Ditari i Opozitës

"Taulant Bego Yaris hoqi maskën", Berisha: Ndalimi i pyetjeve për krerët e drejtësisë skenar i PS-së

"Taulant Bego Yaris hoqi maskën", Berisha: Ndalimi i pyetjeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet gjatë seancës plenare në Kuvend, ku deputetëve nuk ju lejua ti drejtonin pyetje krerëve të drejtësisë.

Jashtë ambjenteve të Kuvendit, në një prononcim për mediat, Berisha ngriti akuza se kjo sipas tij është një skenar mes PS dhe drejtuesve të drejtësisë.

Sipas Berishës, mazhoranca nuk ka interes që krerët e drejtësisë të raportojnë ndaj gjejnë një pretekst që t'i imponohen opozitës dhe të mbyllin parlamentin.

Berisha: Taulant Bego Yaris hoqi maskën dhe u tha shqiptarëve se do bëjë një takim me dy kryetarët e grupeve, të cilëve u ofroi si alternativë ose të pranoni të hiqni dorë nga pyetjet me gojë ose do votohen pa lexim të raporteve dhe të pyetjeve të drejtuesve të institucioneve të drejtësisë?
Çfarë ka në këtë propozim?
Në këtë propozim ka skenarin e kyçjes së parlamentit.
Nuk ka opozitë në botë që mund të pranojë të bëjë një pazar të tillë.
Në qoftë se ti do t’i vësh kyçin, vërja që nesër.
Opozita nuk heq dorë nga e drejta e saj kushtetuese për pyetje, e cila është absolutisht në çdo sallë parlamentare të botës edhe me shkrim, edhe me gojë.
Në vitin 2023 dhe 2024, pyetjet kanë qenë me gojë që të gjitha.
Përpara nuk ka pasur institucione drejtësie siç janë sot.
Pra, këta kërkojnë të bëjnë një interpretim që u leverdis sepse janë në një kompromis krimi me ata që kanë ardhur të raportojnë.
Nuk kanë këta interes që të raportojnë ndaj gjejnë një pretekst se si t’i imponohemi opozitës që të mbyllim parlamentin.
Besoj se është e qartë se opozitës nuk mund t’i imponohesh kurrë.

Të fundit