Flash News

Ditari i Opozitës

"Të bashkohemi", Salianji thirrje deputetëve të Bashës: Të shpërndarë i japim oksigjen qeverisë

"Të bashkohemi", Salianji thirrje deputetëve të

Deputeti i PD, Ervin Salianji i ka drejtuar një thirrje deputetëve të Lulzim Bashës që t’i bashkohen grupit të tij parlamentar pas rikthimit të vulës së PD.

Ai tha se shumicat dhe pakicat nuk janë të përjetshme në partitë politike

“Duhet të bashkohemi të gjithë bashkë dhe betejat për ide ti bëjmë aty. Të mos humben kontributet e askujt që ka dhënë në PD,

Ne jemi garancia, sikundër kemi qenë edhe më parë.

Shumicat dhe pakicat nuk janë të përjetshme në partitë politike. Të mos i japim oksigjen Qeverisë duke qenë të shpërndarë, t’i nënshtrohemi rregullave, të njohim fuqinë e votës.

Vota e përcakton se kush drejton”, tha Salianji.

Të fundit