Flash News

Ditari i Opozitës

“Të bashkuar në betejë”/ Noka takim me qytetarët dhe bizneset tek ‘5 Maji’, i fton në protestën e 11 korrikut

“Të bashkuar në betejë”/ Noka takim me qytetarët

Këtë të mërkurë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka zhvilluar takime me qytetarë të kryeqytetit, në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë,.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe bizneset e zonës, Noka është njohur me shqetësimet dhe problematikat e shumta që ata hasen gjatë përditshmërisë së tyre apo në ushtrimin e biznesit në kryeqytet.
Teksa shpërndanin fletushka nën moton, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgjithshëm i PD-së i ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e thirrur nga opozita e cila do të zhvillohet më datë 11 Korrik ora 20:00, për të ngritur zërin dhe për të kërkuar të drejtat e tyre përballë një pushteti kriminal siç është ai i Edi Ramës.

Të fundit