Flash News

Ditari i Opozitës

Të blesh shtëpi në Tiranë, Teliti: Mision i pamundur, një çifti i duhen 72 vite

Të blesh shtëpi në Tiranë, Teliti: Mision i pamundur,

Këshilltari i PD në bashkinë e Tiranë,  Dorian Teliti tha se të blesh shtëpi në Tiranë sot është mision i pamundur.

Në Ora News, ai tha se një çift i ri në Tiranë i duhen 72 vite për të marrë një apartament. 

Teliti: Të blesh shtëpi në Tiranë sot është mision i pamundur. Blejnë shtëpi dhe dyqane vetëm ata që qarkullojnë paranë e pistët, por një çift i ri në Tiranë i duhen 72 vite për të marrë një apartament në Tiranë. Është diçka jashtë logjike.

Nuk kanë qenë këto çmimet para disa vitesh. Merreshin shtëpi edhe me kredi dikur, sot është pothuajse e pamundur. Industria e betonit është e vetmja industri që shkëlqen në favor të kryebashkiakut, teksa jeta jonë përkeqësohet nga ndotja.

 

Të fundit