Flash News

Ditari i Opozitës

"Të çliruar nga hijet e së shkuarës", Basha ndan fotot me demokratët e Fierit

"Të çliruar nga hijet e së shkuarës", Basha ndan

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka postuar disa foto në profilin e tij në Facebook, nga takimi i sotëm me demokratët e Fierit.

Sipas Bashës, kjo ishte  një ditë për t`u çliruar nga hijet e së shkuarës dhe dinozaurët e tranzicionit që i kanë mbajtur peng për shumë gjatë.

“Ditë e mrekullueshme mes demokratëve të Fierit, të çliruar nga hijet e të shkuarës dhe dinozaurët e tranzicionit që për shumë gjatë na kanë mbajtur peng. Demokratët kanë Zgjedhur Të Ardhmen, plot shpresë dhe besim se përmes vlerave dhe vizionit të Partisë Demokratike, ne do të sjellim ndryshimin që shqiptarët duan dhe meritojnë”, shkruan Basha krahas fotove që ka postuar në profilin e tij.

Të fundit