Flash News

Ditari i Opozitës

Të dhënat e TIMS, Salianji: Disa kalime me pasaporta në kufi s’janë regjistruar në sistem

Të dhënat e TIMS, Salianji: Disa kalime me pasaporta në kufi

Deputeti i PD, njëherësh kryetar i komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji ka folur për punimet e deritanishme të këtij komisioni.

I ftuar në Open, Salianji u shpreh se në gjithë çështjen për sistemin TIMS ka indicie për korrupsion, teksa përmendi se është alokuar një fond prej rreth 15 milionë eurosh për ridizenjimin e sistemit TIMS.

Po ashtu deputeti demokrat tha se ka të dhëna se persona të paautorizuar kanë pasur akses në TIMS.

“Qëllimi i kësaj është ky, ndërhyrja në sistemin TIMS, disa variante janë. Sipas shkresës që na ka sjellë kreu i policisë është e këtyre u janë dhënë 15 milionë euro për ridizeinjimin e këtij sistemi. Ka indicie për korrupsion. Kanë hyrë 8 veta në gusht 2023. Nga informacionet që unë kam dhe ajo që ka thënë kreu i policisë, ka të dhëna që, e dini ju që presona të paautorizuar kanë pasur akses në TIMS, si ta keni ju nga zyra këtu? Këto janë të dokumentuara.

Ky është skandal që tani. E dini ju që ka të dhëna që nëse kaloni me pasaportë në një pikë kufitare, për disa persona nuk regjistrohet në TIMS. Nëse kjo ka ndodhur në dy raste, a mund të ketë ndodhur në sa raste duan këta? Këta janë të shqetësuar nga udhëtime që nuk i justifikojnë dot”, u shpreh ai.

Të fundit