Flash News

Ditari i Opozitës

Të enjten votohen ndryshimet në qeveri, Alibeaj paraqet kërkesë për debat në Kuvend: Rama i trembet përballjes

Të enjten votohen ndryshimet në qeveri, Alibeaj paraqet

Të enjten në orën 17.00, Kuvendi do të mblidhet në një seancë të veçantë për të miratuar ndryshimet në qeveri. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka paraqitur në Kuvend kërkesën për debat.

“Siç ndodh rëndom në të gjjtha rastet kur i duhet të përballet me faktet, Edi Rama udhëron votimin pa debat. Edhe pse është e shkruar qartë në nenin 110 të Rregullores që sanksionon se Kuvendi ia nënshtron debatit parlamentar përbërjen e qeverisë. Asnjë deputeti, – thotë neni 46 i Rregullores, që dëshiron të diskutojë për një cështje të rendit të ditës, nuk mund t’i hiqet e drejta e fjalës", thotë Alibeaj.

Ky i fundit shton se qeveria i trembet debatet dhe përballjes me të vërtetat. Sipas Alibeajt, ndryshimet në qeveri janë bërë që Edi Rama të shmangë vëmendjen nga vetja.

“Ai është përgjegjës kryesor i varfërisë së shkaktuar nga korrupsioni, i vjedhjes galopante që ka zbrazur xhepat e qytetarëve. Për këtë ai përdor çdo mënyrë për të shmangur debatin publik, përballjen me faktet dhe të vërtetën që shqiptarët e kuptojnë çdo ditë e më shumë”, shton Alibeaj.

Të fundit