Flash News

Ditari i Opozitës

"Të fundit në renditjen e PISA-s,Rama i sjell një tjetër medalje turpi Shqipërisë!"

"Të fundit në renditjen e PISA-s,Rama i sjell një

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri është shprehur se arsimi publik në 12 vitet e qeverisjes së Rilindjes së Edvin Ramës ka njohur regresin më të madh në gjithë historinë e tij.

Në reagimin tij ai theksoi se studimi i fundit i PISA-s ka matur aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë nga 64 vende të botës për të menduar në mënyrë krijuese si një formë për të vlerësuar aftësinë e tyre për t’u angazhuar në mënyrë produktive në gjenerimin, vlerësimin dhe përmirësimin e ideve.

Reagimi

Arsimi publik në 12 vitet e qeverisjes së Rilindjes së Edvin Ramës ka njohur regresin më të madh në gjithë historinë e tij.

Studimi i fundit i PISA-s ka matur aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë nga 64 vende të botës për të menduar në mënyrë krijuese si një formë për të vlerësuar aftësinë e tyre për t’u angazhuar në mënyrë produktive në gjenerimin, vlerësimin dhe përmirësimin e ideve.

Siç pritej rezultatet për Shqipërinë ishin dramatike pasi vendi ynë u rendit i fundit në garën me 64 vende që morën pjesë në studim.

Ky rezultat është një këmbanë alarmi për degradimin e arsimit publik nga qeveria e një njeriu që është armik i shkollës dhe rinisë.

As në tezat e Cubrilloviçit nuk ishte parashikuar ky rrënim i arsimit shqiptar, për të cilin si pak kund në botë është derdhur gjak dëshmorësh që kanë luftuar për përhapjen e dijes.

Në themel të këtij rrënimi është korrupsioni i standardit rilindas, politizimi i skajshëm i arsimtarëve dhe emërimi i patronazhistëve si drejtues të institucioneve arsimore.

Koha na imponon të jemi në lartësinë e duhur që me programin tonë të shpëtojmë arsimin publik dhe ta unifikojmë në çdo nivel me Kosovën.

Të fundit