Flash News

Ditari i Opozitës

“Të gatshëm për çdo skenar”, Berisha i përgjigjet Bashës: Nuk ka bravë në botë që i ndal demokratët

“Të gatshëm për çdo skenar”, Berisha i

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryedemokratit, Lulzim Basha, pasi ky i fundit deklaroi më herët se është i përgatitur për çdo skenar për të mbrojtur PD-në.

Nga studio e Fax News, ish-kryeministri iu përgjigj Bashës duke i thënë se nuk ka bravë në bote që e ndalon uraganin e revolucionit.

Sipas ish-Kryeministrit, një pakicë nuk mund t’i imponohet shumicës, dhe duke e paralajmëruar Bashën se çdo orë që kalon në seli është në dëmin e tij, ndonëse nuk e përfundoi fjalinë.

Tregon që është i përgatitur me njerëz të armatosur. I them Bashës nuk ka skenar, nuk ka bravë në bote që i ndal demokratët në qëllimet e tij. PD sot më shumë se kurrë është në duart të anëtarësisë. Lulzim Brava është peng dhe përpiqet, ose urdhërohet të dëmtoje, por në fakt pa asnjë sukses.

Nuk ka forcë që të mund t’i rezistojë ajo pakicë që mendon se mund të qeverisë, apo të shtypë shumicën. Ajo është ose totalitare, ose terroriste ose banditeske. Kjo pakicë do hidhet mënjanë. Qenka i përgatitur për dallgën e revolucionit”, tha Berisha.

 

 

Të fundit