Flash News

Ditari i Opozitës

"Të hiqet urgjentisht titulli i Sorosit", PD: 'Qytetar Nderi' i Ramës shpallet armik nga Presidenti Donald Trump

"Të hiqet urgjentisht titulli i Sorosit", PD: 'Qytetar

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka dalë në një deklaratë për media ku ka kërkuar që Këshilli Bashkiak i Tiranës të mblidhet urgjentisht dhe të heqë titullin “Qytetar Nderi” dhënë George Sorosit nga Edi Rama kur ishte kryetar bashkie.

 Sipas Balliut, është e papranueshme që një person i shpallur nga Presidenti Trump si “armik i demokracisë” të mbajë ende një titull nderi në kryeqytetin më pro-amerikan në botë.

 

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I ZGJEDHUR I PD, KLEVIS BALLIU:

Partia Demokratike i kërkon këshillit bashkiak të Tiranës që të mblidhet në mënyrë urgjente dhe të heqë titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” akorduar George Sorosit nga Edi Rama kur ishte kryebashkiak.

Në Shtetet e Bashkuara Presidenti Trump e ka shpallur George Soros “armik i demokracisë” dhe është e padenjë dhe sfiduese që në Shqipëri ai të jetë ende “nderi” i kryeqytetit.

Kur Edi Rama ishte kryetar bashkie i dha titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” pikërisht atij personi që sot Presidenti i SHBA kërkon ta hetojë si drejtues të një organizate kriminale.

George Soros dhe djali i tij janë shpallur praktikisht ‘non grata’ nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Jo vetëm kaq, por administrata Trump ka kërkuar që ata të hetohen mbi bazën e Aktit RICO, ligj që përdoret kundër organizatave kriminale.

Si është e mundur që i shpalluri nga Presidenti i aleatit tonë të madh si kreu i një strukture kriminale të gëzojë titullin si nderi i kryeqytetit të Shqipërisë?

Ndërsa në SHBA Sorosi konsiderohet një kartel dhune dhe kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë, në vendin me popullin më pro-amerikan në botë ai ka instaluar qeverinë e tij personale. Sot, praktikisht, kemi një qeveri që bashkëpunon hapur me armiqtë e shpallur të SHBA-së.

Është e domosdoshme që ky nder i pamerituar t’i hiqet menjëherë. Titulli “Qytetar Nderi i Tiranës” duhet t’u rezervohet vetëm personaliteteve që mbrojnë lirinë, demokracinë dhe vlerat universale dhe ato të kombit tonë.

Ky titull korruptiv është arsyeja më e vogël se pse FBI duhet të shtrijë hetimet ne Shqipëri, ku provat e krimeve të kartelit woke dhe anti-demokratik Soros janë të pafundme.

Të fundit