Flash News

Ditari i Opozitës

“Të mbrojmë familjen”, Mediu në Devoll: Ky pushtet kërcënon këdo që i vihet përballë

“Të mbrojmë familjen”, Mediu në Devoll: Ky pushtet

Në takimin në Devoll, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi se pushteti po përdor çdo mënyrë për tu imponuar dhe kontrolluar zgjedhjet.

“Ky pushtet kërcënon këdo që i vihet përballë me largim nga puna, për shkatërrim biznesi, me grabitje prone, duke u ofruar për të blerë votën dhe nderin, të ardhmen e fëmijëve tuaj”, tha Mediu.

Mediu u kërkoi zgjedhësve të shkelmojnë të keqen dhe të respektojnë të mirën, të tregojnë që dinë të bëjnë ndryshimin.

 "Të ngremë lart rolin tonë si individ, të mbrojmë familjen si themeli i shoqërisë sonë, dhe të vendosim drejtësinë mbi pronën", përfundoi Mediu fjalën e tij.

 

 

Të fundit