Flash News

Ditari i Opozitës

“Të mos preket”, Berisha: Larg duart e zeza nga Driloni, nuk ka nevojë për betone

 “Të mos preket”, Berisha: Larg duart e zeza nga Driloni, nuk ka
Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë pasditë mitingun elektoral përmbyllës në Pogradec në mbështetje të kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" për kryetar bashkie, Zini Tollozhina.   
Berisha u ndal te ndërtimet në Drilon, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të mbajë larg duart prej tij.  
"Driloni është një mrekulli natyrore. UNESCO e regjistroi si një park natyror, si një pasuri të njerëzimit. Po çfarë do ti bësh ti Drilonit mor, Drilonin Zoti e ka bërë, natyra një mrekulli të veten. Larg duart e zeza nga Driloni. Nuk ka nevojë Driloni për betone, që të mbushës ti me Ilir Deçollin xhepat. Nuk ka nevojë Driloni.  
Driloni ka nevojë të mos preket, të mos preket, të mos preket dhe të kalojë siç është mrekulli nga brezi në brez.”, u shpreh Berisha.  

Të fundit