Flash News

Ditari i Opozitës

"Të mos ushtrohet presion ndaj administratës", Kryemadhi zbardh detaje nga takimi me Yuri Kim në Elbasan

"Të mos ushtrohet presion ndaj administratës", Kryemadhi
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim në Elbasan. Në një prononcim për mediat ajo ka zbardhur detaje nga diskutimi, i cili është përqëndruar te fushata elektorale në këtë qark.

Kryemadhi tha se nuk duhet të bëhet presion ndaj votuesëve dhe administratës, ndërsa shprehu bindjen se do të marrë edhe mandatin e katërt në Elbasan. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të pajisen me kartat e reja të ID, që të kenë mundësi të votojnë më 25 prill.

“Shqiptarët sot po ikin nga Shqipëria, ndihme më të pasigurt, Ndaj në 25 prill, pajisuni me karta identiteti pasaporta, dhe…Me ambasadoren e SHBA-ve diskutuam për fushatën elektorale në qarkun e Elbasanit. Ajo që ne diskutojmë që është më rendësi, që t’u jepet shansi që të gjithëve të votojmë. Që mos të ushtrohet presion institucioneve shtetërore, duke nisur nga ndihma ekonomike.

Mendoj se lista fituese e LSI-së i jep një shans të jashtëzakonshëm të rinjve dhe të rejave, që do të vendosin për të ardhmen. 3.5 jemi deri tani, po luftojmë për të katërtin. Edi Rama e ka Taulantin, që kap të 8-in”, tha Kryemadhi.

Kryediplomatja amerikane në vendin tonë ishte sot në Elbasan, ku përveç Kryemadhit, takoi edhe drejtuesit politik të PS dhe PS në këtë qark, Taulant Ballën dhe Gazmend Bardhin.

Të fundit