Flash News

Ditari i Opozitës

Të ndarë në 14 maj, Alibeaj: Do organizojmë pjesëmarrjen në zgjedhje

Të ndarë në 14 maj, Alibeaj: Do organizojmë

Deputeti Enkeled Alibeaj ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë e cila zgjati rreth 3 orë.

Ai tha se Kryesia mbështeti qëndrimet e grupit të PD, dhe do të vazhdojë puna për organizimin e zgjedhjeve lokale.

“Ishte një mbledhje informuese. Për atë qëndrim që mbajti grupi parlamentar. Kryesia mbajti një qëndrim unanim për mbështetjen e qëndrimit të grupit parlamentar.

Mbështetje të qëndrimeve të zotit Bardhi për bisedimet me Palokën. Kryesia e mbështeti, por tashmë ne do ecim me riorganizimin për zgjedhjet lokale. Ditën e premte, në orën 15.00 do kemi sërish mbledhjen e Kryesisë së bashku me Kolegjin e kryetarëve në funksion të riorganizimit për zgjedhjet lokale”, tha Alibeaj.

 

Të fundit