Flash News

Ditari i Opozitës

"Të ndizen motorrët", Nishani tregon se si duhet të veprojnë kandidatët për deputetë: 'Interesi' nuk është fjalë e 'keqe'

"Të ndizen motorrët", Nishani tregon se si duhet të
Bujar Nishani

Disa ditë pas zyrtarizimit të listave ka reaguar ish-presidenti Bujar Nishani, i cili thotë se partitë politike ndërtuan ekipet që gjykuan se janë më të mirat e tyre. "Fushata 'de facto' ka nisur", shton ai.

Sipas Nishanit, PD ka përballë jo kundërshtarë politikë, por  "një regjim hibrid gangsterrësh, një bandë trafikantësh, jo vetëm substancash por edhe parash, influencash dhe pushtetesh".

Nishani thekson se beteja në kto kushte nuk është e lehtë, ndaj kërkon që kandidatët e PD të ndezin menjëherë motorrët.

"Beteja zhvillohet 24//24, 7 ditë të javës, çdo minutë e sekondë me njerëzit e mes njerëzve.  Çdo aktivist demokrat por edhe çdo qytetar duhet të dijë vendin e tij/saj, sot në betejë e nesër në paqe.

Kandidatët e PD duhet të dinë se fjala apo koncepti “interes” nuk është një koncept apo fjalë “e keqe”. Interesi është, punësimi, bisnesi, prona, drejtësia, spitali, shkolla, ekonomia, mirëqënia e fëmijve e plot të tjera, për çdo qytetar e familjet e tyre", shkruan ai në Facebook.

Ky i fundit thekson se zyrat elektorale të Partisë Demokratike, duhen hapur menjëherë tashmë në çdo fshat dhe qytet. Gjithashtu cilëson urgjente, ngritjen e shtabeve elektorale, duke nisur nga shtabi qëndror i degës së PD tek ai elektoral për çdo qendër votimi.

Nishani këshillon kandidatët për deputetë mbi mënyrën se si duhet të sillen me qytetarët.

"Gjuha “e drunjtë” dhe “stërholluar” nuk ngjall as kureshtje dhe nuk merr as vëmendje nga qytetarët. Simbioza e “betejës” është aftësia e ndërlidhjes ; kandidat-qytetar, komunikim-mirëkuptim, thjeshtësi-seriozitet.  Beteja është Përgjegjësi dhe Art", shkruan ai.

Sipas ish-presidentit, vetëm kështu fitorja e opozitës është e sigurt, pavarësisht ndonjë manipulimi të mundshëm.

Të fundit