Flash News

Ditari i Opozitës

"Të ndryshohet Kodi i Punës" Gështenja: Të premteve besimtarët myslyman të kenë dy orë pushim me qëllim faljen në xhami

"Të ndryshohet Kodi i Punës" Gështenja: Të

Deputeti i Partise Denokratike Lefter Geshtenja, propzozon ndryshime në kodin e punës, duke kërkuar krijimin e kushteve për të gjithë besimtarët që të mundësohet falja Namazit në ambientet e punës si në institucionet private ashtu edhe ato publike.

 Gështenja propzon gjithashtu qe çdo ditë të Premte (Xhuma) cdo besimtari myslyman ti mundesohet pushim i paguar 2 orë në drekë, që ti jepet mundësi të falet në Xhami.

Statusi i plote;

Dje ne Parlament propozova  dy  ndryshime në Kodin e Punës për të fituar një  të drejtë të mohuar  ndaj besimtarëve të fesë islame për praktikimin e lirë fetar,  edhe pse  kjo e drejtë garantohet me ligj si një e drejtë kushtetuese, por bie ndesh me kodin  e punës dhe i penalizon besimtarët e fesë islame në rastin konkret, të cilët janë komuniteti fetar më i prekur për shkak të dispozitave specifike obligative të kësaj  feje!

Dy janë ndryshimet kryesore të kërkuara:

Krijimi i kushteve për të gjithë besimtarët që të mundësohet falja Namazit në ambientet e punës si në institucionet private ashtu edhe ato publike.

Krijimi I mundësisë së faljes së Namazit për të gjithë besimtarët  çdo ditë të Premte (Xhuma) duke e bërë pushim 2 orë në drekë  (por të pagueshme ).

Të fundit