Flash News

Ditari i Opozitës

“Të ndryshohet komisioni i Reformës Zgjedhore”, zbardhet kërkesa e 47 deputetëve të opozitës

“Të ndryshohet komisioni i Reformës Zgjedhore”, zbardhet

Është zbardhur kërkesa e 47 deputetëve të opozitës për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në një kërkesë drejtuar Kryetares së Kuvendit dhe për dijeni Ambasadorëve të Quint-it dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, deputetët i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit të procedojë me ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

47 deputetët e opozitës, të cilët së bashku me 7 deputetët e Grupit Parlamentar për Demokraci dhe Integrim që kanë caktuar Shpëtim Idrizin si anëtarë të tyre, përbëjnë shumicën absolute të deputetëve të opozitës, kanë theksuar se përveç faktit që Shqipëria ka detyrimin ndërkombëtar për reflektimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, nga ana tjetër Kuvendi ka detyrimin për të reflektuar edhe 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese, që lidhen kryesisht me formulën ligjore të përllogaritjes së mandateve për deputet, si dhe votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

“Të ndryshohet komisioni i Reformës Zgjedhore”, zbardhet

Të fundit