Flash News

Ditari i Opozitës

"Të nisim betejën e ardhshme", Berisha njofton protestën e radhës

"Të nisim betejën e ardhshme", Berisha njofton

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar mbajtjen e protestës së radhës më datë 28 shkurt, duke u bërë thirrje strukturave dhe mbështetësve për mobilizim maksimal.

Në një mesazh drejtuar të gjitha strukturave të PD-së, Berisha kërkon që duke nisur nga nesër të fillojë angazhimi në terren për të garantuar pjesëmarrje sa më të madhe në tubimin e së shtunës.

“Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt”, shprehet ai.

Sipas Berishës, ora dhe vendi i protestës do të bëhen të ditura ditën e hënë, ndërsa thekson se mobilizimi për këtë protestë është tashmë përparësia kryesore e strukturave të partisë.

"Ndaj, duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt.

Kjo është përparësia jonë! Mobilizoni të gjitha forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni! Ora, vendi do ju njoftohen te hënen”, shprehet Berisha.

Të fundit