Flash News


Ditari i Opozitës

Të organizuar në tri rryma, Berisha prin turmën, si do të grumbullohen protestuesit para kryeministrisë

Të organizuar në tri rryma, Berisha prin turmën, si do të

Brenda pak minutash pritet të nisë zyrtarisht protesta kombëtare e thirrur nga opozita.

Pak para nisjes së saj, janë zbardhur edhe detaje të reja lidhur me organizimin dhe mënyrën se si do të bashkohen protestues që vijnë nga i gjithë vendi.

Mësohet se protestuesit janë të ndarë në tri rryma njerëzish.

E para vjen vjen nga pallati me Shigjeta dhe bëhet fjalë për banorët e Astirit të cilëve iu shembën shtëpitë pak vite më parë dhe do ndalojnë te ura e madhe e Lanës.

Nga PD do vijë kryedemokrati Sali Berisha i shoqëruar të rinj dhe gra e aktivistë e do të ndalojë te ura e madhe e Lanës po ashtu dhe nga drejtimi i sheshit Skënderbej do vijnë protestues të ardhur nga rrethet.

Të tri rrymat do të bashkohen te ura e Lanës.

Berisha do prijë turmën dhe secila do ketë nga një pankartë të madhe që më pas do bashkohen te bulevardi te kryeministria.

Të fundit