Flash News

Ditari i Opozitës

Të rinjtë udhëhoqën protestën, Berisha: Dhuna policore e Ramës u përdor për të mbuluar krimet

Të rinjtë udhëhoqën protestën, Berisha: Dhuna policore

Kreu i PD, Sali Berisha vlerësoi të rinjtë që udhëhoqën protestën kundër korrupsionit qeveitar, të zhvilluar dje para Kryeministrisë.

“E vërteta, protesta pati një risi jashtëzakonisht të rëndësishme dhe themelore. Ajo u dominua nga rinia, nga të rinjtë, adoleshentët.  U dominua pra nga guximi, energjia dhe vendosmëria e të rinjve. Një ogur i bardhë shumë ky për shqiptarët. Një shpresë e vërtetë, se do jenë të rinjtë dhe gjenerata e tyre, ata të cilët do të përmbysin, do të largojnë nga pushteti këtë organizatë kriminale”, deklaroi Berisha.

Nga deklaratë për media në selinë blu, Berisha dënoi dhunën plicore të përdorur ndaj qytetarëve, përfshirë edhe arrestimin e një të mituri krejt të pafajshëm. Kryedemokrati akuzoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda për lidhjet me Ergys Agasin dhe Suel Çelën.

“Dje, narkopolicia me urdhër të Edi Ramës, e komanduar nga Proda i krimit, Proda i Gys Agasit edhe Suel Çelës, përdori dhunë të egër ndaj protestuesve. Goditi me të gjitha mjetet, përdori gaz lotsjellës të skaduar, i cili në konventa ndërkombëtare përbën helm luftarak dhe s'mund të përdoret kurrë ndaj protestave.  

Gazi lotsjellës ishte i skaduar prej tre vitesh. Dhe ai pas skadimit është e njohur se transformohet në helme të tjera të cilat japin dëmtime të rënda sistemeve, por mund të shkaktojnë dhe humbjen e pamjeve. U përdorën topat e ujit dhe mjete të tjera.

Fëmijë 10 vjeç tek dilte nga xhamia, 10 vjeçar, Romeo dhe s'kishte asnjë lidhje me protestën. Ai kishte ardhur me detyra të ngarkuara nga familjarët e tij.

Agresuan, arrestuan qytetarë që nuk ishin fare në protestë. U sollën egërsisht dhe në mënyrë të padenjë ndaj deputetëve. Agresuan disa deputetë, Luçiano Boçin, nënkryetarin e partisë, Xhelal Mziun, Besart Xhaferrin. Përpjekje për të mbuluar krimet e, krimet monstruoze të Edi Ramës, Belinda Ballukut, Lindës së AKSHIT dhe Lindës së Surrelit, e Gys Agasit e të tjerë”, tha Berisha.

Të fundit