Flash News

Ditari i Opozitës

"Të rregullojmë trafikun"/ Binaj: Qytetarët humbasin 15 ditë në vit duke pritur rrugëve të Tiranës

"Të rregullojmë trafikun"/ Binaj: Qytetarët humbasin 15

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka folur sot për trafikun e rënduar që bëhet çdo ditë në rrugët e Tiranës. 

Në një postim të ndarë në rrjete sociale, Binaj shkruan se trafiku në Tiranë i bën qytetarët të humbasin 15 ditë në vit duke pritur në rrugë.

Sipas Binajt nëse rregullohet trafiku në kryqytet, ajo kohë e shpenzuar gjatë pritjes në rrugë mund të kalohet me familjen.

Postimi i Plotë:

Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik. Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë. Në një vit humb 15 ditë. Nëse rregullojmë trafikun në Tiranë, ato 15 ditë mund t’i kalojmë pranë prindërve tanë, fëmijëve tanë ose me miqtë tanë.

Të fundit