Flash News

Ditari i Opozitës

"Të shembim dyert e Kryeministrisë", Boçi: Vijmë si një zë i vetëm kundër Ramës

"Të shembim dyert e Kryeministrisë", Boçi:

Nënkryetari i Partisë Demokratike,  Luçiano Boçi në fjalën e tij në protestën kombëtare të opozitës, u shpreh se tubimi është drama e qytetarit shqiptar jeta e të cilit është një udhëtim dantesk drejt ferrit.

"Ajo që na ka sjellë këtu nuk është vetëm historia dhe lavdia e rrëzimit të diktaturës së Enver Hoxhës, por është e sotmja, është dëshira e qytetarit për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.

Ai që na ka thirrur në këtë protestë është ai grushti i mbledhur i intelektualit që kamxhikohet nga regjimi, është zemërimi i biznesit të madh dhe të vogël që i ngushtohet laku në fyt nga taksat.

Është revolta e të rinjve, është ai fermeri që vajton produktin e vet, është ofshama e atij pensionistit që pret lëmoshën e tij, është ajo drama e qytetarit shqiptar jeta e të cilit është një udhëtim dantesk drejt ferrit.

Sot ne vijmë të bashkuar si një zë i vetëm kundër pushtetit të korruptuar të Edi Ramës. Jemi të bashkuar në një qëndresë, duhet të vazhdojmë, të mos gjunjëzohemi dhe të mos dorëzohemi.

Pushteti i korruptuar i Ramës mbështetet mbi frikën dhe apatinë. Ato mposhten me guximin dhe vendosmërinë tonë.

Ai që është larguar këto godina i blindon dhe i mbyll, na takon ne ti shembim ato porta, ti hapim ato porta, sepse duke hapur ato porta i korruptuar kryeministër do gjendet pas hekurave. Vetëm kështu do bëjmë drejtësi”, tha Luçiano Boçi.

 

Të fundit