Flash News

Ditari i Opozitës

Të shpallur në kërkim, Berisha: Dy bashkëpunëtorët e Lefter Kokës u mbajtën të fshehur në Lushnjë deri para dy ditësh

Të shpallur në kërkim, Berisha: Dy bashkëpunëtorët

Ish-kryeministri Sali Berisha u kthye në Kuvend ditën e sotme pas një mungesë disa mujore. Ai hodhi akuza se në aferën e inceneratorëve është i përfshirë kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se dy bashkëpunëtorët e ish-ministrit Lefter Koka, në aferën 3.4 milionë euro me inceneratorët, kanë qëndruar të fshehur në Lushnjë, ku edhe janë kërcënuar.

Ish-kryeministri ka kërkuar hetimin e kësaj çështjeje, duke theksuar se Basha nuk i ka lejuar aktivistët e Partisë Demokratike t’i denonconin këto afera.

“Të dashur qytetarë, maskaradën me komisionin hetimor për një nga vjedhjet më të mëdha të 30 viteve. Pas 3 muajsh, zero hetim sepse janë të zhytur si Edvin Droga dhe Lulzim Brava.

Në këtë krah, janë bërë 298 denoncime dhe të gjitha mbeten në heshtje sepse Lulzim Brava, i implikuar në këtë aferë, në fund lejoi që të publikohen deklarata nga PD. Nuk ka aferë më flagrante vjedhje të përbashkët në Shqipëri.

Zoton e kanë mbajtur të fshehur kaçak në Lushnjë, deri para dy ditësh, bashkë me Gugallja dhe i kërcënonte. Kjo aferë duhet të hetohet. Natyrisht, kushti i parë nga deputetët që nuk kanë asnjë lidhje me aferën. Në të dy anët, Brava është me dy krahët. Na thuaj pak se çfarë janë udhëtimet e tij me Zoton? Pse nuk lejonte denoncimet nga aktivistë të PD-së? Të gjithë janë ujdi me kreun e Meduzës”, tha Berisha.

Një ditë më parë, bashkëpunëtorët e Kokës, S. G dhe K. Z u shpallën në kërkim ndërkombëtar. Ata akuzohen për korrupsion të zyrtarëve të lartë dhe pastrim parash.

Të fundit