Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmi ndaj Trump, Berisha: Akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë

Sulmi ndaj Trump, Berisha: Akt horror që synonte të ndryshonte me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj sulmit me armë të raportuar në Washington, gjatë darkës vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Në reagimin e tij, Berisha e cilëson ngjarjen si një “akt horror” dhe një tentativë për të ndryshuar historinë përmes dhunës.

Ai vlerëson ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale të shërbimeve sekrete amerikane.

REAGIMI:

Akt horror!

Mbrëmë një person i armatosur me armë zjarri dhe të ftohta i quajtur Cole Tomas Alen 31 vjeç mësues nga Kalifornia kaloi perimetrin e sigurisë të darkës që presidenti Trump shpronte për mediat në Hillton Hotel Ëashington DC dhe në një akt horror hapë zjarrë. Shërbimet sekrete evakuan presidentin Trump dhe zonjën e parë, krimineli u arrestua me shpejtësi nga rojet e sigurisë, një punonjës i shërbimit sekret u plagos por fatmirësisht për kombin amerikan dhe miqtë e tij nuk pati asnjë viktim apo të plagosur nga të ftuarit. Presidenti Trump u rikthye në darkën e fjalës së lirë dhe dhe mbajti sipas parashikimit fjalën e rastit në të cilën dënoj aktin kriminal të ndërmarrë në Mbrëmjen e Fjalës së Lirë nga një person në vlerësimin e tij jonormal dhe lavdëroj ndërhyrjen e shpejtë dhe të guximshme e të suksesshme të shërbimit sekret.

PD dënon me forcën më të madhe këtë akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë.

Të fundit