Flash News

Ditari i Opozitës

Të shtunën "Foltorja" e Berishës, ish-lideri takim me vlonjatët

Të shtunën "Foltorja" e Berishës, ish-lideri takim me

Ish-kryeministri Sali Berisha do të vijojë turin e “Foltores” këtë herë në qytetin e Vlorës Ka qene vetë Berisha i cili ka njoftuar mbledhjen e demokratëve të shtunën në Vlorë.

Në një njoftim në Facebook, Berisha njofton se takimi do të bëhet në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës, nën sloganin “Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Postimi i plotë:

Njoftim!

Diten e shtune me date 25 shtator ne ora 18:00 ne Pallatin e Kultures ne Vlore do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlores te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!

Të fundit