Flash News

Ditari i Opozitës

"Të ulë qepenat"/ Bozdo kundër sjelljes së PD: Vetëm hesht, Kuvendi është kthyer në teatër ordiner

"Të ulë qepenat"/ Bozdo kundër sjelljes së PD:

Ish-deputeti Eno Bozdo shprehet kundër sjelljes së PD, duke arsyetuar se nuk po tregon që është një forcë opozitare.

Bozdo thotë se Partia Demokratike heshti për krizën energjitike, marrjen e eurobondit, planin e veprimit për personat LGBTI+ dhe buxhetin. Sipas Bozdos, reagimi për këto çështje është detyrim për opozitën.

Ai thekson se salla e Kuvendit është kthyer në një "teatër ordiner" me batuta dhe fyerje. Në kështu kushte, ish-deputeti thotë se nëse PD nuk do të reagojë, më mirë të ulë "qepent".

"Vetëm kemi heshtur, ndërsa salla e kuvendit është kthyer në teatër ordiner ku mbizotëron batuta, ofendimi, kapërdisja dhe fyerjet personale.

PD duhet të kuptojë që kjo nuk është më opozitë, madhe s'ka lidhje fare me të. Reagimi ndaj çështjeve më sipër nuk është çështje qejfi, por detyrim për t'i qëndruar fort kauzave me interes publik dhe koncepteve bazë të qëndrës së djathtë dhe konservatorizmit!

Nëse PD nuk do të reagojë, nuk ia ka ngenë të reagojë, apo thjesht nuk i bëjnë më përshtypje këto çështje, atëherë më mirë të ulë qepenat. Ose ndryshe, zgjohuni dhe bëni detyrën tuaj!"-shkruan ai në rrjetet sociale.

Të fundit