Flash News

Ditari i Opozitës

“Të vendosur për të mbrojtur amanetin e martirëve”, Meta: Shkodra do japë lajmin e parë për fitoren më 14 Maj

“Të vendosur për të mbrojtur amanetin e

Ilir Meta ka nderuar kujtimin dhe veprën e 4 martirëve të demokracisë që u vranë në masakrën e datës 2 prill 1991 në Shkodër.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryetari i Partisë së Lirisë tha se shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për të mbrojtur amanetin e tyre dhe për të garantuar zgjedhjet dhe votën e lirë.

POSTIMI I PLOTË:

Mirënjohje përjetë kujtimit dhe veprës së katër Martirëve të paharruar të Shkodrës dhe Shqipërisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, të vrarë pabesisht në 2 prillin e errët të 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

Më të vendosur se kurrë për të mbrojtur me çdo çmim amanetin e tyre për të garantuar zgjedhjet dhe votën e lirë, të barabartë dhe të paprekshme.

Shkodra, zemra dhe frymëzimi për demokracinë, siç e ka dhënë gjithmonë verdiktin do ta japë edhe më 14 Maj lajmin e parë për fitoren e padiskutuar në të gjithë Shqipërinë të pluralizmit politik, të llogaridhënies dhe Lirisë!
Bashkë Fitojmë!

Të fundit