Flash News

Ditari i Opozitës

“Të votohet edhe me ID ku jetojnë”, Bylykbashi: PD ka gati ndryshimet në Kod për emigrantët

“Të votohet edhe me ID ku jetojnë”, Bylykbashi: PD ka gati

PD duket se ka gati propozimet për të ndërhyrë në Kodin Elektoral, që sipas tyre i mundëson diasporës votimin në parlamentaret e 11 Majit.

Oerd Bylykbashi thotë në klan news se amendimet e opozitës që do të dorëzohen me nisjen e sesionit parlamentar i mundësojnë çdo shtetasi shqiptar që nuk ka një dokument identifikimi vendas të votojë me atë të shtetit ku jeton.

“Pra një pasaportë apo një letër njoftim të Bashkimit Europian, të Shteteve të Bashkuara, të Mbretërisë së Bashkuar. Nëse ata kanë të drejtë të kalojnë kufirin në mënyrë të sigurt, pse ata nuk kanë të drejtë, duke qenë dhe në listën e zgjedhësve të identifikohen për të ushtruar këtë të drejtë nga shtëpia e tyre.”

Bylykbashi thotë se zgjidhje synohet t’i jepet edhe rasteve që lidhen me shtyrjen e afateve të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.

“Siç ka ndodhur në vitin 2021 dhe 2023, qeveria të nxjerrë një akt normativ i cili u shtyn afatin të gjithë dokumenteve biometrike të lëshuara, që janë nga viti 2009-të, t’ua zgjasë të paktën vetëm për efekt zgjedhor deri në përfundim të procesit zgjedhor.”

Ajo që përbën shqetësim sipas nënkryetarit të demokratëve është numri i madh i refuzimeve në regjistrim nga ana e KQZ-së përmes platformës PER.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzon rastet kur nuk ka realisht të dhëna të cilat do të mundësojnë votën me postë nga jashtë, por nuk ka të drejtë për të dhënë ti voton, ti nuk voton.”

Të fundit