Flash News

Ditari i Opozitës

Ted Kopliku fiton garën, shpallet drejtues i Departamentit “Brain Gain” në PD

Ted Kopliku fiton garën, shpallet drejtues i Departamentit “Brain

Ted Kopliku është shpallur drejtues i Departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kopliku ka falënderuar anëtarët e departamentit për besimin dhe mbështetjen.

“Falenderoj nga zemra të gjithë anëtarët e Departamentit Brain Gain për besimin dhe mbështetjen që më dhanë, duke më ngarkuar me përgjegjësinë e madhe të drejtimit. Shpresoj ta përmbush me dinjitet, përkushtim dhe rezultate konkrete këtë detyrë,” shkruan Kopliku.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për ish drejtuesin e  “Brain Gain” Andin Mustafaj, të cilin e ka vlerësuar për punën dhe standardin e lartë që ka vendosur gjatë tre viteve të drejtimit, si dhe për Neadën për garën dinjitoze.

Postimi i Ted Koplikut

Falenderoj nga zemra të gjithë anëtarët e Departamentit Brain Gain për besimin dhe mbështetjen që më dhanë, duke më ngarkuar me përgjegjësinë e madhe të drejtimit.

Shpresoj ta përmbush me dinjitet, përkushtim dhe rezultate konkrete këtë detyrë!

Një falënderim i veçantë shkon për Andin, për punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë këtyre tre viteve dhe për standardin e lartë që ka vendosur. Është një sfidë e vështirë për mua, por një sfidë që e kam marr përsipër me shumë dëshirë dhe vetëdije. 

Falenderoj gjithashtu Neadën për garën dinjitoze dhe të gjithë ju që u bëtë pjesë e një proçesi shembullor. Veçanërisht Orgestin, Argiten dhe Amarildon që garantuan një garë, mbi të gjitha, me një transparencë të plotë.

Tani është koha të çojmë këtë departament edhe më lart.

Ta bëjmë laboratorin kryesor të ideve dhe burimeve njerëzore të Partisë Demokratike, në shërbim të Shqipërisë!

Mirënjohës!

Po ashtu dhe Departamenti “Brain Gain” i Partisë Demokratike shkruan në Facebook, se në procesin e votimit morën pjesë 43 anëtarë active  të departamentit.

Rezultatet e votimit ishin:

Ted Kopliku – 31 vota

Neada Stana – 9 vota

Vota të bardha– 3

Në garë, të dy kandidatët treguan profesionalizëm dhe përkushtim në zhvillimin e programeve për ngritjen e mëtejshme të departamentit.

Të fundit