Flash News

Ditari i Opozitës

Tela të zhveshur në shtylla elektrike, Korreshi thirrje ministrit: Shikoje o Karakaç!

Tela të zhveshur në shtylla elektrike, Korreshi thirrje ministrit:

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka publikuar një video nga zona e Darsisë, ku në mënyrë ironike e quan “Portat e Darsisë”, duke ngritur shqetësime për gjendjen e infrastrukturës energjetike dhe duke ironizuar nismën e propozuar nga ministri Enea Karakaçi për “Portat e Alpeve”.

 Korreshi shfaq shtylla elektrike të amortizuara, për të cilat thekson se tregojnë mungesë investimesh dhe neglizhencë institucionale.

 “Video flet vetë”, shprehet ai, duke e paraqitur situatën si kontrast me projektet e promovuara nga qeveria.

Reagimi i deputetit vjen vetëm pak ditë pas debatit në Kuvend mes tij dhe ministrit Karakaçi, ku palët shkëmbyen akuza për prioritetet e zhvillimit dhe menaxhimin e investimeve të energjitikës.

 

Të fundit