Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: 112 vjet pas Pavarësisë, Shqipëria nuk është ajo që ëndërruan themeluesit e saj

Teliti: 112 vjet pas Pavarësisë, Shqipëria nuk është
Këshilltari për çështjet ekonomike i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale të Shqipërisë në 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Kjo nuk është Shqipëria që do donin baballarët e Pavarësisë,” u shpreh Teliti, duke theksuar se vendi sot është i shkatërruar nga korrupsioni, varfëria dhe persekutimet politike.

Teliti kritikoi ashpër mungesën e zhvillimit në sektorë jetikë si shëndetësia dhe arsimi, duke nënvizuar largimin masiv të rinisë si një nga plagët më të mëdha të Shqipërisë moderne.

Ai akuzoi “një grusht njerëzish” për shkatërrimin e vendit, ndërsa apeloi për një ndryshim të thellë dhe të domosdoshëm.

Shqiptarët ia detyrojnë këtë ndryshim brezave të sotëm dhe të ardhshëm, si dhe atyre që sakrifikuan për lirinë e këtij vendi,” përfundoi Teliti, duke bërë thirrje për reflektim dhe veprim konkret për të ndërtuar një Shqipëri të denjë për sakrificat e së shkuarës.

Të fundit