Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: 15 sekonda për opozitën në Këshillin Bashkiak, 32 muaj bllokim i kontrollit financiar

Teliti: 15 sekonda për opozitën në Këshillin Bashkiak, 32

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka reaguar pas mbledhjes së radhës së Këshillit, duke akuzuar mazhorancën për shkelje të ligjit dhe bllokim të funksionimit normal të institucionit.

Sipas Telitit, në mbledhjen e sotme janë thyer sërish “rekordet” e mosrespektimit të ligjit dhe parimeve të demokracisë vendore. Ai theksoi se rendi i ditës u prezantua në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, pa u diskutuar paraprakisht në Kryesinë e Këshillit, organ që sipas tij është përgjegjës për përcaktimin e axhendës, por që prej muajsh rezulton i paralizuar.

Teliti deklaroi se disa akte të rëndësishme u miratuan vetëm me votat e mazhorancës, pa konsultim publik dhe në kundërshtim me rregulloren e Këshillit. Ai shtoi se një pjesë e pyetjeve të ngritura nga opozita mbetën pa përgjigje, ndërsa transparenca, sipas tij, mbeti vetëm në nivel deklarativ.

Reagimi i nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti:

Kartoni mbi ligjin në Këshillin Bashkiak: 15 sekonda për fjalën e opozitës, 32 muaj rrënim të demokracisë vendore.

Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u thyen sërish ‘rekordet’ e mosrespektimit të ligjit dhe parimeve të demokracisë vendore.

Rendi i ditës u prezantua në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, pa u diskutuar paraprakisht në Kryesinë e Këshillit – organi që sipas ligjit është përgjegjës për axhendën, por aktualisht organ i paralizuar prej muajsh. Por kur ke kartonët, ligji për këshilltarët socialist qenka thjesht sugjerim…e jo detyrim.

Me forcën e numrave, u kaluan disa akte të rëndësishme pa konsultim publik, duke shkelur haptazi rregulloren e vetë Këshillit. Pyetjet e opozitës? Shumica mbetën pa përgjigje. Transparenca? Një term i bukur për fjalime, jo për praktikë.

Dhe kur erdhi momenti i diskutimeve, mazhoranca vendosi një standard të ri ‘demokratik’: 3 minuta në total për 12 projekt-akte, apo vetëm 15 sekonda për projekt-akt. Në këtë logjikë, ndoshta herën tjetër do na kërkojnë t’i bëjmë diskutimet me emoji.

Për 32 muaj refuzohet ngritja e Komisionit të Kontrollit të Brendshëm Financiar – mekanizëm i detyrueshëm për monitorimin e buxhetit. Edhe sot REFUZUAN përsëri ngritjen e këtij komisioni. Pse ka frikë mazhoranca nga kontrolli financiar? Çfarë duhet të mos shihet nga publiku i Tiranës?

Po për 32 muaj refuzohet edhe futja në rend dite e çështjeve që lidhen me hallet reale të qytetarëve: uji, pastrimi, trafiku, parkimet, hapësirat publike, etj. Kërkuam edhe sot të diskutonim për hallet konkrete të Tiranës, dhe përgjigja që morëm ishte: SOT JO.

Sot u dëshmua sërish se për mazhorancën, Këshilli Bashkiak nuk është forum debati dhe llogaridhënieje, por noter i vendimeve të ekzekutivit.

Por NE do të vazhdojmë të kërkojmë ligjshmëri, transparencë dhe respekt për qytetarët e Tiranës, sepse kartoni mund të fitojë votimin, por nuk mund të fshijë të vërtetën.

Të fundit