Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: A ka fuqi Rama ta detyrojë Veliajn të japë llogari?

Teliti: A ka fuqi Rama ta detyrojë Veliajn të japë llogari?

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të opozitës, Dorian Teliti, në fjalën e tij para protestuesve iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke e pyetur nëse ka fuqi ta detyrojë Veliajn të vijë në mbledhjen e Këshillit bashkiak e të japë llogari.

Ai shtoi se vetëm atëherë kreu i qeverisë mund të flasë për luftën ndaj korrupsionit.

“Falenderim për qendresën tuaj të nëntë sot. Rama dje fliste për korrupsionin se si donte ai ta luftonte atë, e ka një provë të parë për ta dhënë pasnesër, ku është thirrur mbledhja e këshillit bashkiak. A do ketë fuqi të sjellë Veliajn para këshilltarëve të japë llogari?

Ku kanë shkuar 30 mln eurot e drejtorëve të tij?

A do Rama të luftojë korrupsionin? Veliaj refuzon të bëjë transparencë. A ka fuqi ta detyrojë të vijë në Këshill e të japë shpjegon pse 6 mln iu morën shkollave e çerdheve dhe u çuan te inceneratori inekzistent?

Nëse e sjell pasnesër atëherë mund të flasë se si luftohet korrupsioni. Por ata janë një grup i strukturuar që po tradhtojnë Shqipërinë e vjedhin pronën publike. Kështu siç jemi edhe sot, të vijojmë qendresën ”, tha Teliti.

Të fundit