Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: Bashkia e Tiranës është kthyer në një “show”, Veliaj ngre vetëm kulla

Teliti: Bashkia e Tiranës është kthyer në një

Dorjan Teliti, këshilltar ekonomik i Partisë Demokratike dhe nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka komentuar situatën në bashki pas skandalit me dosjen “5D”.

I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri TV, Teliti tha se bashkia është kthyer në një bashki "show" e koncertesh. Demokrati thekson se kryebashkiaku Veliaj flet në ajër ashtu siç ndërton edhe vetëm kulla, kur në fakt duhet të përmirësojë cilësinë e jetesës.

Teliti: Ne kemi këtu koncerte nga 600 – 700 mijë euro të zhvilluar edhe vitin e kaluar. Po ti shikosh ata, të gjithë janë pjesë e skemës, njeri bën skenën, njeri sjell foninë, njëri bën reklamimin, njëri shet biletat. Njëri bën këtë, njëri bën atë. Po këta janë. Ne jemi kthyer në një bashki shoë, në një bashki që bën koncerte, një bashki e denjë për vitet e mesjetës. Thjesht për ti kujtuar historikun njerëzve , këtu e 500 vjet përpara apo edhe 1 mijë vjet përpara, bëheshin këto festat lokale që zgjasnin edhe 70-80 ditë gjatë vitit pikërisht për njerëzit e varfër për tu hedhur këtë kotheren e varfërisë, ja sa mirë jeni juve se po festoni. E njëjta gjë më atë pjatën e supës që shpërndante dje. Ore jepu shërbimet njerëzve, pagesat njerëzve, mos i vidh njerëzit. Jepu mundësi të barabarta të gjithëve, shanse te barabarta të gjithëve. Mos e bej klientelizëm çdo gjë. Këto janë gjerat që duhet të merre Kryetari i Bashkisë. Të krijojë shanse e mundësi për qytetarët e vet. Të mos flasë në ajër. Vetëm ngre kulla në ajër. Jo more zotëri më sill cilësinë e jetesës në qytet. Sepse jemi kryeqyteti i një vendi që aspirojmë për tu integruar në Bashkimin Evropian.

Të fundit