Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti ironizon Bashkinë Tiranë: Uron Vitin e Ri me taksa dhe tarifa më të larta

Teliti ironizon Bashkinë Tiranë: Uron Vitin e Ri me taksa dhe tarifa

Eksperti për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka ironizuar urimin nga Bashkia e Tiranës për festat.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se që nga rritja e pagesës për taksën mbi pronën me +53% e deri te rritja e tarifave për ushqimin e fëmijëve në cerdhe e kopshte janë disa nga dhuratat e këtij viti nga Veliaj.

POSTIMI I PLOTË:

Me taksa dhe tarifa me te larta per tu paguar Bashkia Tirane ju uron Gezuar Vitin e Ri .

Qe nga rritja e pageses per taksen mbi pronen me +53% e deri te rritja e tarifave per ushqimin e femijeve ne cerdhe e kopshte jane disa dhuratat e ketij viti nga Kryebashkiaku i Tiranes.

Dhurate tjeter eshte shperdorimi me shpenzimet, pasi 2/3 e buxhetit shkojne per te paguar pagat dhe shpenzimet operative te nje strukture te fryre bashkiake te shumefishuar keto vite. E prape nuk mjaftohen, kete vit rritet me 273 numri total i punonjesve.

Ama dhurata me e vecante ka qene dhe mbetet mbeshtetja e pakufijshme dhe e pakushtezuar ndaj pagesave te nje inceneratori qe nuk ekziston.
...dhe viti sapo ka filluar.

 

Të fundit