Flash News
Vdes 22-vjeçari në Porto Romano, rrëzohet nga shkallët e anijes
Berisha publikon skandalin: Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Rama ndryshoi destinacionin e zonës
Berisha: Për të mbrojtur Edi Ramën, shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Teliti: Krimet elektorale në Himarë, tregues për domosdoshmërinë e një qeverie teknike
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, ka komentuar zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Himarës.
Në një postim në Facebook, Teliti shkruan se sot ishte prova e radhës që qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme në 2025.
Teliti shkruan se në terren në Himarë, Rama ka shpërndarë eksponentë të krimit dhe “votues të porositur” për të grabitur zgjedhjet.
Postimi:
Krimet elektorale në Himarë tregues i domosdoshmërisë për QEVERI TEKNIKE!
Shkeljet e sotme (të urdhëruara nga lart) në procesin zgjedhor janë produkti më i qartë i skemave kriminale dhe manipuluese të vullnetit qytetar.
Qindra votuesve u mohohet padrejtësisht e drejta e votimit.
Shtesa listash me "votues të porositur" dhe ndryshime të vendodhjes së qendrave të votimit.
Në terren janë shpërndarë "për të kryer detyrën" eksponente të botës së krimit.
Në terren trupa e patronazhistëve dhe shefave të tyre politik po intimodojnë kudo votuesit.
Kërcënime të raportuara edhe në qendrat e votimit.
Si mund ti besosh qeverisë aktuale organizimin e zgjedhjeve të ardhshme qëndrore???
Që të ketë zgjedhje dhe jo votime, e vetmja zgjidhje është QEVERIA TEKNIKE!