Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: Inceneratori i Tiranës do gllabërojë edhe 36 mln euro 3 vitet e ardhshme

Teliti: Inceneratori i Tiranës do gllabërojë edhe 36 mln euro 3

Zëvendëskryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti është shprehur dr lajthitja financiare me PPP nuk ndalet as me projektbuxhetin e vitit 2024.

Me anë të një postimi në Facebook, Teliti ka ngritur zërin për miliona euro që vazhdojnë të planifikohen dhe të paguhen nga qeveria për koncesionet korruptive, pavarësisht se ato janë në hetim dhe se pronarët e tyre janë në kërkim ndërkombëtar.

" Lajthitja financiare me PPP nuk ndalet as me projektbuxhetin 2024.

Ska rendesi per qeverine e vendit tim nese i madh dhe i vogel e di qe keto jane kontrata klienteliste dhe korruptive, financimi i tyre jo vetem qe nuk ndalet, por madje rritet per vitet e ardhshme.

Gjate tre viteve 2024-2026 do te jene plot 407 milione euro qe do merren ✂️ nga xhepat e cdo qytetari dhe llogaria e cdo biznesi per te paguar "grushtin e pathyeshem" te kontratave koncesionare.

E si te mungonte ne kete liste inceneratori i kryeqytetit me pronare ne kerkim , inceneratori qe pervec parave te taksapaguesve asgje tjeter nuk djeg.

Djegesi pa tym i Tiranes do gllaberoje 36 milione euro 3 vitet e ardhshme...imagjinoni ???? se sa cerdhe, kopeshte e shkolla do mund te ndertonim me keto para.". shkeuan Teliti në Facebook.

Të fundit