Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: Mazhoranca i kaloi 30 mln euro AlbControl-it nga fondi i pronarëve dhe nga taksat!

Teliti: Mazhoranca i kaloi 30 mln euro AlbControl-it nga fondi i pronarëve

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot mes protestës së deputetëve opozitarë, një Akt Normativ  me anë të të cilit, qeveria Rama bën manovra që miliona euro nga fondet e ish-pronarëve t’ia kalojë si huadhënie AlbControl-it.

Kjo vjen pasi kësaj shoqërie të navigimit ajrori i janë bllokuar të gjitha fondet nga Eurocontrol si dëm që qeveria shqiptare duhet t’ia kishte shlyer biznesmenit italian.

Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti, e akuzoi qeverinë për këtë vendim që e miratoi sot vetëm me socialistët në Kuvend dhe në kushtet e mungesës së plotë të transparencës.

Në pak minuta, siç e do "tradita e rilindur", kartonët e mazhorancës miratojnë njëzëri, me kokën poshtë e kartonët lart, Aktin Normativ te dhjetorit 2023. Pse nuk e duan debatin? Pse nuk e duan transparencën? Çfarë duan të fshehin?

Përgjigja është fare e thjeshtë:  me këtë Akt Normativ ulen me 8 milionë euro fondet për dëmshpërblimin e (ish)pronarëve dhe i jepen 30 milionë euro AlbControl-it që të përballojë shpenzimet e veta, pasi Becchetti fitoi gjyqin ndërkombëtar si pasojë e arrogancës qeverisëse. Ky është kësti i parë që i jepet AlbControl-it, disa të tjera priten këtë vit”, paralajmëroi ai.

Të fundit