Flash News
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
Teliti: Me 30 mln € e vjedhura nga “5D” do të ishin ndërtuar 1200 banesa sociale
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Telit në një postim në rrjete sociale, Teliti shkruan se 30 milionë euro e korrupsionit 5D kushtojnë sa ndërtimi i 1200 banesave sociale, teksa kujton dhjetëra familje që janë pa shtëpi e në vështirësi ekonomike.
Postimi i Telitit:
Taksa 30 milionë euro e korrupsionit 5D kushton sa ndërtimi i 1200 banesave sociale.
Janë me mijëra familje të cilat presin strehimin e premtuar por kurrë të realizuar.
Janë me mijëra fëmijë të cilët mësimet e tyre i bëjnë në kushte skandaloze, në të ftohtë apo edhe duke u pikuar uji i shiut nga tavani mbi librat dhe fletoret e tyre të shkollës.
Janë me mijëra të moshuar, jeta e të cilëve shkurtohet cdo ditë e më shumë sepse jetojnë në kushte jashtë cdo standarti normal jeteseje.
Janë me mijëra ciftet e reja të cilat nuk guxojnë dot të nisin një jetesë bashkëshortore, sepse nuk kanë as lekët për të paguar qiratë e rritura ndjeshëm këto vite, e jo më të blejnë shtëpi.
❌Dhe kjo sepse ekipi drejtues i Bashkisë së Tiranës, në vend që të mendonte të ndërtonte banesa sociale për shtresat që kanë nevojë, mendonte si e si të gllabëronte miliona e miliona euro me procedura të sajuara e të kopsitura që në fillesë.