Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: Me Berishën kryeministër, Shqipëria do jetë qendrën ekonomike e Ballkanit Perëndimor

Teliti: Me Berishën kryeministër, Shqipëria do jetë

Koordinatori për programin ekonomik në PD, Dorjan Teliti deklaron se teksa vendet e rajonit rriten ekonomikisht dhe tërheqin miliarda investime, Shqipëria mbetet vendnumëro, për shkak të një qeverie të korruptuar.

Me anë të një postimi në Facebook ai shkruan se ky model do të shembet dhe nën qeverisjen e Partisë Demokratike dhe me Sali Berishën Kryeministër, Shqipëria do të marrë në dorë fatin e saj dhe do të shndërrohet brenda pak viteve në një superfuqi ekonomike në rajon!

"Mjaft më me varfëri, papunësi dhe largim masiv të shqiptarëve! Ndërkohë që vendet e rajonit rriten ekonomikisht dhe tërheqin miliarda investime, Shqipëria mbetet vendnumëro, për shkak të një qeverie të korruptuar, që i ka shpallur luftë biznesit dhe qytetarëve të saj!

Ky model do të shembet! Nën qeverisjen e Partisë Demokratike dhe me Sali Berishën Kryeministër, Shqipëria do të marrë në dorë fatin e saj dhe do të shndërrohet brenda pak viteve në një superfuqi ekonomike në rajon!

Ulje të menjëhershme të taksave-Shqipëria do të ketë barrën fiskale më të ulët në Ballkan! Paratë do të mbeten në xhepat e shqiptarëve dhe bizneseve, jo në duart e qeveritarëve dhe të oligarkëve!

Asgjësim të burokracisë shtetërore-Biznesi nuk do të mbahet më peng nga bandat e zyrtarëve të korruptuar që kërkojnë ryshfet për çdo leje, licencë dhe dokument zyrtar!

Krijimi i 4 Zonave të Lira Ekonomike-Investitorët do të kenë përjashtime fiskale dhe mbështetje të plotë për të ngritur industri dhe fabrika që krijojnë mijëra vende pune për shqiptarët!

 Shqipëria do të bëhet qendra teknologjike e rajonit! Bizneset që punësojnë mbi 20 specialistë në këtë sektor do të kenë 3-5 vite pa taksa!

Fushatë kombëtare për kthimin e diasporës-Mjaft më me shqiptarët që ikin si azilantë! Do t’u japim mundësinë të kthehen dhe të hapin biznese, me përjashtime fiskale deri në 5 vite!

Shqipëria nuk do të jetë më vendi që përzë investitorët dhe talentet e saj! Me Sali Berishën Kryeministër dhe Partinë Demokratike në pushtet, Shqipëria do të bëhet fuqia ekonomike e Ballkanit Perëndimor brenda 4 viteve të para të qeverisjes!

Ndaj boll më me varfëri! Boll më me mashtrime! Shqipëria ka një zgjidhje duke votuar në 11maj ndryshimin e shumëpritur", shkruan Teliti. 

 

Të fundit