Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: Një ekonomi e fortë fillon me mbështetje për biznesin e vogël dhe punëtorët!

Teliti: Një ekonomi e fortë fillon me mbështetje për

Koordinatori për programin ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka theksuar angazhimin e tij për të mbështetur biznesin e vogël si pjesë të një ekonomie të fortë. Në një postim në Facebook, Teliti ka deklaruar se mbështetja për sipërmarrësit dhe punëtorët është çelësi për zhvillimin ekonomik.

“Një ekonomi e fortë fillon me mbështetjen e sipërmarrësve dhe të punëtorëve! Koha për ndryshim është tani!” – ka shkruar Teliti, duke theksuar se nisma e tij për bizneset e vogla ka si qëllim uljen e barrës fiskale dhe lehtësimin e formalizimit të ekonomisë.

Në statusin e tij, ai ka përmendur se me Sali Berishën si kryeministër dhe Partinë Demokratike në qeverisje, bizneset e vogla me një xhiro ditore deri në 500 euro (180 mijë euro në vit) do të përjashtohen nga TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin. Ai gjithashtu ka theksuar mbështetje për bizneset familjare dhe krijimin e mundësive për rritjen e vendeve të punës.

“Me Sali Berishën Kryeministër dhe PD në qeverisje, kufiri i përjashtimit nga TVSH dhe Tatimi mbi Fitimin do të jetë 180 mijë euro xhiro vjetore. Kjo do të ndihmojë bizneset e vogla të rriten dhe të krijojnë më shumë mundësi punësimi,” – u shpreh Teliti.

Ai përfundoi duke theksuar rëndësinë e një ekonomie që i shërben qytetarëve dhe jo oligarkëve.

Të fundit