Flash News
Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Gjobiten 4 klube të Superiores, paralajmërohet dhe Skënderbeu
"Krimi këmbëkryq në qeveri", hetuesit ndërkombëtar konfirmojnë: Rama ndërtoi narkoshtetin
Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Gjykata cakton burg pa afat për Altin Kukën
Evropa Qendrore po përgatitet për përmbytjet më të këqija në vite
Teliti: Nuk ndalojmë derisa të largojmë Erion Veliajn, ai duhet të ndëshkohet
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, i cili ishte pjesë e protestës kundër vjedhjeve që po ndodhin në bashki nga drejtorët me në krye Erion Veliajn, është shprehur se SPAK nuk po kryen detyrën për të zbardhur vjedhjet dhe të ndëshkojë autorët.
Teliti ka theksuar se shqiptarët nuk mund të mashtrohen dhe gënjehen, por ata do të rezistojnë deri në largimin e Erion Veliajt
"Nuk do të ketë amnisti politike dhe qytetare për Veliajn dhe ekipin e tij. Ata që kishin vjedhur lekët e shqiptareve hanin dhe pinin në Austri, ndërkohë që kanë ndarë dhe vazhdojnë të ndajnë milionat e eurove nga taksat e qytetarëve.
SPAK t'i thërrasë mendjes dhe të hapë sytë sepse qytetarët e din të vërtetën dhe nuk po dërgojnë përpara përgjegjësisë autorët e vërtetë të vjedhjes së shekullit me inceneratorët.
Jemi në Shqipëri dhe ky vend ka Kushtetutë dhe ligje. Si mundet që një procedurë, e cila ka shkelur të gjitha ligjet, por SPAK nuk merr hapin e radhës për të anuluar këtë kontratë?
Shqiptarët nuk mund të mashtrohen dhe gënjehen, por ata do të rezistojnë deri në largimin e Erion Veliajt. Taksat i paguajmë një më një dhe marrim si shpërblim industrinë e betonit, ajrin më të ndotur dhe jemi një vend i botës së tretë", tha Teliti.