Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: Nuk po kërkojmë favore nga Rama, por respektimin e Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit

Teliti: Nuk po kërkojmë favore nga Rama, por respektimin e

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Dorjan Teliti ka komentuar diskutimet mes maxhorancës dhe opozitës, dje në Konferencën e Kryetarëve.

Në një intervistë në News24, ai deklaroi se nuk ka marrëveshje mes palëve, por vetëm dialog.

 Teliti theksoi se opozita nuk kërkon favore nga Rama por respektimin e Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit.

“Është dialog pra, jo marrëveshje. Opozita ka kërkuar vetëm respektimin e Kushtetutës. Spektri opozitar është i madh dhe tashmë ka dakordësi në parim midis maxhorancës dhe opozitës për të respektuar Kushtetutën.

Është diskutim mes përfaqësuesve të PS-së dhe të opozitës. Kemi rënë dakord për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore dhe kemi kërkuar ndryshime në Reformën Zgjedhore. Ne nuk kërkojmë favore nga Edi Rama, por kërkojmë respektimin e Kushtetutës dhe të rregullores së parlamentit.

Shqipëria sot ndodhet në një krizë të rëndë ekonomike e sociale, kemi gati 1 milionë shqiptarë që po ikin me tragete e avionë nga vendi. Situata në vend duhet të ndryshojë. PD sot është e bashkuar dhe do ta fitojë betejën për demokraci”, deklaroi Teliti.

 

Të fundit