Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti-Ramës: Nuk ta ka fajin Tik Tok-u, por platformat që kanë folur kriminelët me qeveritarët

Teliti-Ramës: Nuk ta ka fajin Tik Tok-u, por platformat që kanë

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorjan Teliti ka folur për vendimin e fundit të njoftuar nga qeveria, për mbylljen e Tik Tok.

I ftuar në Syri Tv, Teliti tha se armik janë platformat që përdorin kriminelët për të folur me oligarkët e qeverisë se si të vriteshin njerëzit.

Teliti: Çdokush ka nevojë për të ardhura periodike. Pra çdo muaj të marrë pagesat e mjaftueshme për të përballuar jetesën. Pensionisti nuk ka nevojë për lëmosha kur i teket Edi Ramës. Çfarë do bëjë pensionisti.

Do hedhë valle tre ditë, po pastaj 51 javë të tjera do mbajë barkun me dorë. Ate bonusin siç e kanë marrë, një pjesë ua ka marrë lista e ushqimeve thonë pensionistët, pjesa tjetër kanë shkuar tek farmacia për të blere disa ilaçe të tjera shtesë që nuk i blinin.

Po në Janar çfarë do të bëjnë, ku do i gjejë pensionisti ato ilaçe shtesë që i duhen. Rama manipulon vullnetin dhe manipulon mendimin shoqëror. Siç e bëri edhe sot. Na shpiku armikun e radhës Tik –Tokun. Po nuk ta ka fajin Tik – Toku. Fajin ta kanë këto platformat që kanë folur kriminelët që kanë folur oligarkët që kanë folur qeveritare se si aty të vriteshin njerëz. Këto platforma ta kane fajin e jo Tik Toku e cila ishte e vetmja që nuk ishte nën kontrollin e qeverisë.

Të fundit