Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: Rikthimi i investitorëve të huaj në Shqipëri prioritet i qeverisjes PD 2025-2029!

Teliti: Rikthimi i investitorëve të huaj në Shqipëri

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, detajon disa nga politikat dhe masat kryesore që do ndërmerren që në fillim të mandatit qeverisës 2025-2029 me qëllim thithjen e investimeve të huaja direkte dhe arritjen e objektivit IHD 10% të PBB-së.

Më poshtë statusi i Telitit:

Rikthimi i investitorëve të huaj në Shqipëri prioritet i qeverisjes PD 2025-2029!
????Zhvillimi dhe rritja gjithëpërfshirëse e ekonomisë shqiptare nuk mund të realizohet dot pa mbështetjen e investimeve të huaja direkte, aq jetike sot për vendin tonë, sidomos në garën e ethshme në Ballkanin Perëndimor, garë të cilën e kemi humbur gjatë 11 viteve të fundit.
????Përmirësimi i klimës së investimeve dhe të bërit biznes, duke filluar që nga ulja e ndjeshme e barrës fiskale dhe vendosur taksën e sheshtë 10%,
????Thjeshtimi i procedurave të regjistrimit dhe përdorimi i instrumentave të avancuar të TIK ku kontrollet do kryhen vetëm në bazë risku dhe jo urdhërash politik,
????Krijimi i katër zonave të lira ekonomike,
????Zhvillimi i paketave lehtësuese për shqiptarët e diasporës që duan të investojnë në Shqipëri,
????Zhvillimi i programeve të dedikuara për aftësimin/trajnimin e fuqisë punëtore me qëllim rritjen e produktivitetit,
????Grante nga 10 mijë euro deri në 30 mijë euro për cdo sipërmarrje të re të huaj të hapur në vendin tonë nga dispora dhe emigrantët e kthyer,
????Filtrimi i investimeve të huaja direkte, duke mos pranuar ato që vijnë nga vende offshore, etj...
????Janë disa nga politikat dhe masat që do bëjnë të mundur thithjen e investimeve të huaja të shëndetshme, duke arritur brenda dy viteve të para të qeverisjes në objektivin tonë të IHD në masën 10% të PBB-së.
????Shqipëria ka potenciale të mëdha, por deri më sot në rastin më të mirë ato janë lënë në harresë. Clirimi i ekonomisë nga zinxhirët e paaftësisë, klientelismit dhe korrupsionit do sjellë zhvillim gjithëpërfshirës të cdo aktori në tregun shqiptar.

Të fundit