Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: Rritja e çmimeve është në kurriz të konsumatorit, shteti po përfiton

Teliti: Rritja e çmimeve është në kurriz të

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, tha se shteti po përfiton në kurriz të qytetarëve të cilët janë goditur rëndë nga kriza.

I ftuar në Syri Tv, Teliti u ndal te Bordi i Transparencës, për të cilin tha se nuk po shërben si mekanizëm kontrolli, por si një instrument që tregon mënyrën se si, abuzohet me çmimet përmes VKM-ve.

Ai solli si shembull edhe situatën në vende të tjera europiane, duke theksuar se shumë shtete kanë marrë masa konkrete për përballimin e krizës, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, situata mbetet vetëm në nivel monitorimi.

“E ke Italinë ka marrë masa, Franca, Spanja, Anglia, Australia ka marrë masa. Rajoni. Ndërsa, po pra, rajoni po e po. Ndërkohë, ti ke Shqipërinë e cila thjesht monitorojmë thotë, vëzhgojmë thotë. Vëzhgojmë. Shiko, duhet të kuptojmë diçka dhe ky Bord i Transparencës. Ky është Bordi i Transparencës se si vidhet dhe si abuzohet. Këtë bën transparent ky bord. Ky u tregon qartë shqiptarëve që neve vjedhim me ligj, me VKM.

Madje rritja e çmimeve që po ndodh, që është në kurriz të konsumatorit dhe të sipërmarrjes, rritja e çmimeve që po ndodh, na rrit edhe ekonominë në përgjithësi, GDP-në nominale. Dhe do krenohet zotëria unë kam rritur ekonominë.

Qeveria ka në dorë taksimin. Po. Sot, qeveria merr 120 lekë taksë mbi çmimin e karburantit. Bukur, 400 lekë të vjetra i merr akcizë. Po. Merr 27 lekë taksë qarkullimi. Po. Merr 3 lekë taksë karboni. Përveç këtyre, taksë mbi taksë, fut edhe 20%-shin e TVSH-së, domethënë taksë taksës, 20%-shi i 220-ës, a kupton? Dhe kjo shkon afërsisht 120. Po këto janë taksat që ne i dimë. Se ka dhe një tufë taksime dhe tarifa të tjera, kryesisht edhe vendore, që janë padukshme, që i paguajnë sidomos ato pikat e karburantit që janë të të pallogaritshme.

Pra, ky shteti shqiptar, atë buxhetin prej 9.1 miliardë eurosh, a ka mundësi të gjejë 5% të kësaj vlere? 450-500 milionë euro. Dhe t'ia dedikojmë ekonomisë shqiptare, shtresave vulnerabël, bizneseve që janë në nevojë, bizneseve prodhuese, fermerit shqiptar, dhe t'i dedikojmë për të minimizuar efektet e krizës”, tha Teliti.

 

Të fundit