Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: Rritja e çmimit të naftës po rëndon ekonominë, qytetarët duhet të reagojnë

Teliti: Rritja e çmimit të naftës po rëndon

Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka deklaruar se rritja e çmimit të naftës po ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare dhe në jetesën e qytetarëve.

I ftuar në emisionin “News24”, Teliti u shpreh se nafta është një element thelbësor për funksionimin e ekonomisë, duke theksuar se ajo ndikon në çdo sektor të saj.

“Nafta për ekonominë shqiptare është si gjaku. Hyn në transportin urban dhe inter urban, hyn te makinat personale, çdo mall transportohet me kamionë e për pasojë rritet çmimi. Rritjen e çmimit e vuan konsumatori të cilit në të njëjtën kohë nuk i rriten të ardhurat,” deklaroi ai.

Ai u ndal edhe te niveli i reagimit qytetar në Shqipëri, duke e krahasuar me vendet europiane.

“Do të doja që shqiptarët të reagonin më shumë, siç bënë francezët që për 3 cent që u rrit çmimi i naftës bënë protesta aktive dhe të forta. Por shumë shqiptarë, rreth 1 milion janë larguar jashtë vendit. Janë larguar profesionistët dhe është tharë shtresa e mesme e vendit, që normalisht është lëvizja, reagimi dhe ajo që çon përpara protestat,” u shpreh Teliti.

Të fundit