Flash News
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
Teliti: Sot jepen 0 lekë për të mbështetur biznesin që është në nevojë
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, gjatë një takimi të organizuar me përfaqësues të biznesit, sipërmarrjes dhe profesioneve të lira, tha se me taksat e shqiptarëve po bëhen padrejtësi.
“Sot jepen 0 lekë për të mbështetur biznesin që është në nevojë, ndërkohë që jepen 160 mln euro për konçensionet”, tha Teliti.
Teliti tha se PD nuk do të shpikë rrogat, nuk do të qeverisë pa taksa, por do të aplikojë një taksim të ndershëm.
“Do të marrim praktikat më të mira sepse kjo do të ndikojë në mirëqënien e shqiptarëve.
Sot nuk taksohen ato që ndërtojnë kulla, as oligarkët, as investitorët strategjikë, si puna e atyre 5 hajdutëve të Bashkisë së Tiranës, që merrnin paratë e buxhetit të shtetit, që merrnin paratë e taksave të shqiptarëve dhe ua jepnin vetes së tyre.
Këta janë investitorët që i bëjnë mirë klanit të Erion Veliajt, Edi Ramës, Belinda Ballukut, por jo shqiptarëve. Sot taksohet biznesi në mënyrë të pandershme, taksohet truri, ndaj po ikin shqiptarët”, tha Teliti.