Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: SPAK nisi me qershinë dhe s’do të jetë larg dita që gjithçka do të dalë në dritë

Teliti: SPAK nisi me qershinë dhe s’do të jetë larg dita

Nënkryetar i  i Këshillit të Bashkisë Tiranë, Dorjan Teliti deklaron se me nisjen e hetimeve të Spak për inceneratorin e Tiranës, dita që gjithçka do të dalë në dritë nuk do të jetë e largët.

Në një reagim në ‘Facebook’, ai i bën thirrje ministrisë së financave të ndalojë menjëherë pagesat apo shumë miliona euroshe të çuara dëm në emër të këtij abuzimi të hapur, pasi ora e së vërtetës po vjen.

"Inceneratori është qershia mbi tortën e mbushur me korrupsion.

Sot SPAK nisi me qershinë dhe s’do të jetë larg dita që gjithçka do të dalë në dritë.

Duke lexuar pak më parë reagimin e Veliaj, të lë të kuptosh qartë që pengesat për inceneratorin do të vazhdojnë, por nëse mendon Kryebashkiaku i Tiranës se do të ushqejë më tej me këtë korrupsion e ka shumë gabim.

I bëj thirrje Ministrisë së Financave e cila shprehej se thesari vazhdon me pagesat pasi s’ka ndonjë vendim nga sistemi gjyqësor të ndalojë çdo pagesë, shuma miliona kanë ikur dëm në emër të këtij abuzimi të hapur dhe nën dritën e diellit. Ora e së vërtetës po vjen shumë shpejt dhe i sugjeroj Veliaj të “mirëpresë’- siç edhe vetë thotë-hetimin e plotë të inceneratorëve inekzistent", shkruan ai.

Të fundit