Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: SPAK prej vitesh po i ‘’fluturon’’ rreth e qark Veliajt, por nuk e kap dot

Teliti: SPAK prej vitesh po i ‘’fluturon’’ rreth e qark

Këshilltar bashkiak i PD, Dorian Teliti deklaron se SPAK prej vitesh po i ‘’fluturon’’ rreth e qark kryebashkiakut Erion Veliaj por nuk e kap dot.

I ftuar  në Ora News, Teliti tha se Veliaj vazhdon akoma në detyrë i cili është potencialisht i mundur që të tjetërsojë dokumentacionet. 

Teliti: Në gjykimin tim personal, SPAK po fluturon si puna e ‘’Harabelit’’ për analogji po fluturon rreth Erion Veliajt por ende nuk po e kap.

Për Erion Veliajn ne sot kemi një çështje të hapur.

I cili ka këto katër akuzat e veta, korrupsion aktiv pasiv, fshehje deklarimi, pastrim produktesh. 

Ndërkohë që akuzat e Erion Veliajt kanë qenë që këtu e disa vite më parë.

Duke filluar që me inceneratorin që nuk ekziston, me atë shkresën e famshme që ky zotëria merrte kompetencat e këshilli bashkiak ndërkohë që është thjesht kryetari i bashkisë Tiranë.

Ky zotëria mori 93 milionë euro përsipër dhe asgjë nuk i ndodhi.

Kemi një situatë ku prej vitesh i fluturohet rreth e përqark Erion Veliajt por ende nuk e kapka radari për ta kapur dhe të paktën për të bërë atë që që është detyra madhore që është pezullimi i detyrës.

Pezullimin e detyrës si kryetar i bashkisë.

Kjo pasi çdo kryetar bashkie ka tërësisht nën kontrollin e tyre arkivat dhe protokollet e institucionit.

Aty ku realisht gjenden gjurmët.

Erion Veliaj vazhdon akoma në detyrë i cili është potencialisht i mundur që të tjetërsojë dokumentacionet. 

Të fundit